Unai Emery beson në kualifikim!

Emery beson se PSG do ta eliminojë Madridin dhe do të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Unai Emery është “shumë i bindur” se Paris Saint-Germaini mund të kualifikohet në çerekfinale të Champions League, edhe pse liderët e Ligue 1 duhet të shënojnë së paku dy gola më shumë se Reali për të kaluar tutje.

PSG-ja humbi 3-1 nga Madridi në “Santiago Bernabeu”, ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 6 mars në Francë, në “Parc des Princes”.

“Gabime nga ana ime? Ekipi bëri paraqitje të mirë, futbolli është kështu”, u shpreh Emery para gazetarëve të premten. “Nuk e donim këtë rezultat, por në fushë bëmë atë që kam dashur”.

“Jam shumë i bindur se mund të kualifikohemi (në çerekfinale të Championsit). Duhet të jemi më efikas për të shënuar”, shtoi mes tjerash Emery.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here