Tifozët janë të pakënaqur, Wenger mund të largohet nga klubi në fund të sezonit, por kryesia e klubit është e vendosur që ti sjellë atij edhe një përforcim të ri.
Në radarin e klubit është mbrojtësi 24-vjeçar i PSG , Layvin Kurzawa. Kryesia e klubit është impresionuar nga paraqitjet e mbrojtësit dhe janë të vendosur ta transferojnë atë.
PSG për Kurzawa kërkon 20 milionë euro edhe pse e blenë atë për 5 milionë nga Monaco.