Buffon hap zemrën: Pak mungoi që të largohesha nga Juventus

Portjeri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon ka zbuluar se ka qenë dy herë në prag të largimit nga Juventus.

Buffon u bë pjesë e “Biankonerëve”, në vitin 2001, kur erdhi nga skuadra e Parma. Buffon nuk u largua nga klubi as kur Juventus u dëbua në Serie B, por ka pranuar se ka menduar për largimin e tij nga skuadra.

“Dy herë kam menduar për tu larguar nga Juventus. Atëherë nuk mund ta ndjeja se çfarë don të thotë të jesh lojtarë i “Zonjës së Vjetër”. E vërejta se gjërat po shkojnë në kahjen e gabuar dhe se duhet të marr përsipër përgjegjsinë. Për fat të mirë, fati e luajti rrolin e tij dhe mbeta në klub”, ka zbuluar Buffon.

Buffon ka kontratë me Juventusin deri në fund të sezonit, kurse më herët ka deklaruar se kariera e tij do të mbarojë kur kontrata e tij do të skadojë me “Zonjën e Vjetër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here