Valverde: Chelsea ka epërsi

Trajneri i Barcelonës,Ernesto Valverde, mendon se skuadra e Chelsea ka epërsi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Valverde para ndeshjes së sotme kundër Eibar, ku Barcelona arriti të fitojë 0-2, ka folur rreth duelit në Ligën e Kampionëve kundër Chelsea.

Ai mendon se katalanasit, kanë problem pasiqë që luajnë të shtunën, kurse Chelsea ndeshjen e tyre në FA Cup e luajtën dje kundër Hull.

“Një ditë më shumë ka shumë rëndësi rreth përgatitjes fizike të lojtarëve. Do të doja që kundër Eibarit të luanim të premten, që të kishim një ditë më shumë pushim kundër Chelsea”, ka thënë Valverde duke shtuar:

“Megjithatë nuk patëm probleme  me Eibar dhe arritëm të marrim fitoren në mënyrën e duhur, tani po presim me qetësi ndeshjen kundër Chelsea”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here