Valverde: Messi nuk dëshiron pushim, ai është një njeri që dëshiron të fitojë gjithçka!

Ernesto Valverde ka zbuluar qëllimet e lojtarit më të mirë në skuadrëne  tij.

Është spekuluar se Messi dëshiron të trajtohet sikur Neymar, të ruhet më shumë për Botërorin e Rusisë, por Valverde e ka demantuar një gjë të tillë.

“Kam besim të madh te lojtarët e mi, sidomos te Messi. Qëllimi i tij është që ti fitojë të gjithë trofetë. Edhe me Barcelonën edhe me Argjentinën. I kemi cekur këto gjëra. Nuk është e lehtë, e kemi orarin e ngjeshur, nuk është e njejtë kur keni 3 ditë pushim dhe 7 ditë. Messi nuk është njeri që kërkon pushim”, ka deklaruar Valverde.

Katalanasit janë në rrugë të mirë për ta fituar kampionatin, gjithashtu janë kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit, kurse në Ligën e Kampionëve do të përballen me skuadrën e Chelsea në 1/16.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here