Barcelona më e fortë pa Neymar!

Gardiani i portës së Barcelonës Marc Andre Ter Stegen beson se Barcelona tani është më e fortë sesa atëherë kur në skuadër ishte edhe Neymar.

“Kur u largua Neymar nga Barcelona të gjithë ishim në dyshim për të ardhmen e Barcës por tani statistikat tregojnë se pas shkuarjes së Neymar ne jemi bërë më të fortë”- u shpreh Ter Stegen.

Por gjermani deklaroi se askush nuk mund të mohojë aftësitë që ka braziliani pasi ai u largua nga klubi për të fituar çmime në aspektin individual.

Ter Stegen deklaroi se shpreson që lojtarët e rinj që kanë blerë katalanasit të adaptohen sa më shpejt me skuadrën blaugrana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here