Chelsea dëshiron një shkëmbim Aguero-Hazard!

Manchester City janë duke bërë gati një ofertë prej 150 milionë eurosh për ta transferuar Eden Hazard, por Chelsea është e gatshme të dëgjojë ofertat vetëm nëse në to përfshihet edhe Kun Aguero, raporton Sunday Star.

Të dy lojtarët kanë nga 2 vite të mbetura në kontratë dhe me Real Madrid që po e vëzhgon nga afër situatën e futbollistëve por veçanësisht të Eden Hazard.

Chelsea vështirë se mund të lejojë shitjen e Hazard tek Manchester City që do të thoshte përforcim i një skuadre rivale për titullin e Premier League edhe pse këtë vit City i ka lënë në errësirë të gjitha skuadrat tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here