Conte ka bërë gati strategjinë për Barcelonën!

Futbollistët e Chelsea, të martën e presin Barcelonën në Stamford Bridge në ndeshjen 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Të martën na pret një ndeshje e zjarrtë mes dy rivalëve të cilat në 10 vitet e fundit janë ndeshur disa herë. Antonio Conte ka thënë se është përgatit një muaj për këtë ndeshje dhe e ka studiuar mirë Barcelonën.

Trajneri italian gjithashtu ka theksuar se rreziku më i madh për skuadrën e tij është Lionel Messi, por strategjia e tij nuk do të fokusohet vetëm rreth argjentinasit.

“Shpresoj se mund ta luajmë lojën tonë, por ne këtu po flasim për një lojtarë fantastik. Nuk do të jetë e lehtë pasiqë të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjë Messi. Po flasim për njërin prej lojtarëve më të mirë në botë, por nëse ne si skuadër funkcionojmë mirë, fokusi jonë nuk do të jetë vetëm Messi. Është rrezik i madh të fokusohesh vetëm në një lojtarë, kurse kërcënimi vjen edhe nga nëntë tjerë”, ka thënë Conte duke shtuar:

“Kemi analizuar lojën e tyre për një muaj. Po flasim për skuadrën më të mirë në botë. Duhet të luajmë pa gabime, sepse ata i ndëshkojnë ato. Çdo skuadër ka dobësi dhe ne do të përpiqemi ti shfrytëzojmë at o të Barcelonës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here