Herrera dëshiron transferimin në Serie A!

Hector Herrera është në bisedim me skuadrën e AC Milan dhe gjatë verës mund të transferohet nga Porto për në Serie A me milanezët, raporton A Bola.

Meksikani 27 vjeçar ka kontratë me Porton deri në vitin 2019 dhe mendohet se portugezët do të kërkojnë plot 40 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin.

Por Herrera tanimë ka filluar bisedimet me klubin milanez dhe po synon që të nisë një epokë të re në karrierën e tij.

Gennaro Gattuso synon që për sezonin tjetër të përgatisë një skuadër që të jetë e gatshme për të luftuar për një vend në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here