Josa: Mposhtëm një skuadër rivale për titullin!

Prishtinës iu desh vetëm java e parë e stinorit pranveror për të dalë në krye të Vala Superligës.

Skuadra nga kryeqyteti mposhti me rezultat të pastërt 2-0 liderin e deritashëm Llapin me golat e shënuar nga Drasko Bozovic dhe autogoli i Egzon Sinani.

Mirel Josa e vlerësoi të një rëndësie të veçantë këtë fitore por deklaroi se Llapi nuk është skuadra e vetme rivale për titullin në Superligë.

“Kemi shumë skuadra që kërkojnë të marrin kreun e tabelës dhe neve na mbetet që të japim më të mirën tonë si në stërvitje ashtu edhe në lojë”- u shpreh Josa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here