Juventus fitoi derbin por me një çmim të lartë!

Derbi i Torinos mes Juventus dhe Torinos përfundoi në të mirë të skuadrës juventine me rezultat minimal 1-0 por e cila humbi dy nga lojtarët e saj kryesorë për shkak të dëmtimit, Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi.

Zonja e Vjetër” e fitoi derbin e qytetit ndeshje në të cilën hasi shumë vështirësi ku të cilën e pagoi shtrenjtë me dy dëmtime të lojtarëve kryesorë.

Trajneri Massimiliano Allegri mbeti pa Higuain në minutën e 15 i cili u dëmtuar pas një përplasjeje të ashpër por mesa duket nuk është diçka serioze pasi që argjentinasi ka përjetuar një tronditje të vogël në kyçin e këmbës.

Bernardeschi ishte zëvëndësuesi i argjentinasit i cili më vonë siguroi asistimin ndaj Alex Sandros i cili shënoi golin vendimtar në këtë ndeshje, por në minutat e fundit edhe Bernardeschi përfundoi lojën më herët për shkak të një dëmtimi.

Lajmi i vetëm i mirë për Juventusin është se është rikthyer argjentinasi tjetër Paulo Dybala  i cili luajti për 30 minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here