Një nga objektivat kryesore të Liverpoolit në merkaton verore, do të jetë gjetja e një mesfushori që do ta zëvendësojë Emre Can.
Gjermani ka refuzuar që ta rinovojë kontratën me Liverpoolin dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet në fund të sezonit nga “Anfield”.
Klopp ka gjetur zëvendësuesin e tij në Londër.
Liverpool po ndjek me kujdes paraqitjet e Wanyama. Wanyama nuk i fillon ndeshjet nga minuta e parë dhe dëshiron që të largohet nga Tottenham.
Klopp mendon se Wanyama do të përshtatej shumë mirë në skuadrën e tij dhe ka kërkuar nga kryesia e klubit që të bëjnë ofertë për të.