Skuadra e Guardiolës po luan një sezonë fantastik, por spanjolli dëshiron ende përforcime.
Në shënjestrën e Manchester Cityt është lojtari i Borussia Dortmund, Weigl.
“Qytetarët” janë të gatshëm që ta transferojnë atë në merkaton verore.
Pep Guardiola dëshiron përforcime në mesfushë, por 22-vjeçari nuk është një opcion i lirë.
Borussia Dortmund për mesfushorin e tyre ka kërkuar 40 milion paund dhe mbetet ta shohim se a do të pranojë City një shifër të tillë për mesfushorin e ri.