Milan vë në shënjestër Memphis!

AC Milan po shikon me kujdes progresin e Memhpis Depay tek skuadra franceze e Lyon dhe po konsiderojnë mundësinë që ti bëjnë një ofertë gjatë verës, raporton Calciomercato.

Përfaqësuesi i kombëtares holandeze ka impresionuar me paraqitjet e tij tek skuadra e Lyon prej kur u transferua nga Manchester United dhe ka shënuar 12 gola në 30 paraqitje.

Derisa Milan akoma nuk ka kontaktuar me futbollistin, ata po shpresojnë që ta joshin futbollistin që të transferohet në Serie A përderisa agjentët janë duke e vëzhguar vazhdimisht gjendjen e futbollistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here