Përsëri një transferim në relacionin Arsenal-Manchester United?

Arsenal dhe Manchester United përsëri mund të transferojnë lojtarë ndërmjet vete, por këtë rradhë “Topxhinjtë” e dëshirojnë lojtarin e “Djajve të Kuq”.

Arsenal dhe Manchester United shkëmbyen Sanchez dhe Mkhitaryan, së shpejti mund të ndodhë edhe një transferim tjetër ndërmjet tyre.

Arsenal planifikon përforcimin e mbrojtjes dhe në shënjestrën e tyre është lojtari i United,Chris Smalling. Nga ana tjetër Mourinho kërkon 25 milionë euro që ta lirojë mbrojtësin.

Smalling këtë sezonë ka luajtur 19 ndeshje në Premier League dhe ka shënuar 1 gol.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here