Valverde: Asnjë ofertë nuk ka ardhur për Iniestan!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka deklaruar se asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur për kapitenin e skuadrës katalanase Andres Iniesta, pavarësisht raportimeve nga mediat spanjolle.

Iniesta u përfolë se do të transferohet në Kinë pas interesimit të madh që kanë shfaqur kinezët.

Në theks të veçantë është përmendur skuadra e Tianjin Quanjian, të cilët thuhet se janë gati t’i ofrojnë pagë prej 35 milionëve në sezon.

Por Valverde ka hedhur poshtë çdo zë thonin se Barcelona ka pranuar një ofertë për Iniestan.

Ai deklaroi se Iniesta është pjesë e skuadrës së Barcelonës dhe është në një nivel shumë të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here