Wenger: Guardiola dëshironte që të luante për Arsenalin

Në një intervistë për Bein Sports, Arsene Wenger ka zbuluar një ngjarje interesante për Pep Guardiolën.

Trajneri aktual i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pasur dëshirë të luajë për Arsenalin gjatë kohës kur ishte lojtarë. Francezi ka zbuluar se Guardiola ka dashur të luaj për të.

“Pep është një menaxher i shkëlqyer, ka një vizion fantastik për lojën, qëndrim të fortë dhe filozofi të mirë futbollistike. Edhe kur humbet ai meriton rrespekt të madh. Në të kaluarën kemi biseduar shumë shpesh. Ai madje dëshironte të luante për Arsenalin, por një transferim i tillë nuk u realizua”.

Guardiola luajti si futbollist te Barcelona,Roma, Breschia dhe Al Ahli. Por padyshim se ai si trajner ishte më i suksesshëm duke fituar trofe me Barcelonën dhe Bayernin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here