Xavi nuk mund të besojë: Si mundet Ronaldo të jetë më i mirë se Neymar?

Futbollistët e Real Madridit të mërkurën e mposhtën PSG me rezultatin 3-1.

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar se Reali erdhi deri te fitorja me meritë, por nuk pajtohet që Ronaldo ishte më i mirë se Neymar.

“Reali nuk shkëlqeu dhe PSG po kanosej disa herë kur ishte rezultati 1-1. Kundër tyre nuk mund të lejoni që të humbisni raste të tilla, pasiqë ata i ndëshkojnëa ato. Është e pabesueshme se si Reali arriti të fitojë 3-1, kur PSG ishte më e mirë”, ka thënë Xavi.

Pas ndeshjes ata thanë se Zidane është trajneri më i mirë i tyre, kurse ai mezi shpëtoi nga shkarkimi. Emery tani është nën kritika por nuk duhet ta shohim rezultatin por lojën e skuadrave.

“Ronaldo ishte më i mirë se Neymar. Jo kjo nuk është e vërtetë. Çfarë bëri Ronaldo gjatë ndeshjes? Shënoi gol nga penalltia dhe gol me gju. Çfarë të themi për rastet që krijoi Neymar?Të gjitha kundërsulmet e PSG?”, përfundoi Xavi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here