Zidane do të largohet nga Reali edhe nëse e fiton Champions League?

“Të jesh trajner është një punë e lodhshme-sidomos në një klub si Reali”, ka thënë Zidane të premten.

Zinedin Zidane po fillon të tregojë shenja të lodhjes. Pas ndeshjes me PSG, kapiteni i Realit, Sergio Ramos ka thënë se Zidane ka gjasa të largohet nga skuadra edhe nëse arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezonë.

Edhe Zidane ka shfaqur shenja të lodhjes kur në pres konferencë të premten deklaroi:

“Është shumë e vështirë të jesh trajner, sidomos në një klub si Reali”.

Zidane është në sezonin e tij të tretë te Madrilenët dhe po tregon shenja lodhjes, nga kërkesat e larta të klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here