Mbrojtësi i Juventus u përfol shumë për një transferim të mundshëm tek Chelsea në verën e kaluar dhe prapë në janar por gjithçka dështoi.
Alex Sandro supozon se ai ka refuzuar çdo lloj bisedimi me Chelsean duke bërë kështu skuadrën e Juventusit të ndalojë bisedimet mes klubeve para kohëve.
Interesimi i Chelsea për Sandron u shfaq në 2017 kur Antonio Conte kishte këshilluar drejtuesit e klubit se duhej një mbrojtës i majtë në repartin defenziv të “Bluve” të Londrës.
Gjithashtu përflitet se e interesuar është edhe skuadra e Manchester United por Alex Sandro ka deklaruar se është i fokusuar tek skuadra juventine dhe nuk e kthen kurrë kokën prapa për të shikuar çka ka ndodhur.