Ancelotti nuk është i interesuar për PSG!

Carlo Ancelotti nuk është fare i interesuar për të marrë drejtimin e Paris Saint Germain dhe po shikon me shumë interesim një rikthim të mundshëm në Premier League, sipas Mirror.

Ish trajneri i Chelsea dhe Bayern Munchen po përflitet se mund të rikthehet tek “Blutë” e Londrës, por një gjë e tillë duket e vështirë pasi Arsenal po e kërkon italianin që ta zërë vendin e Arsene Wenger kur ai të largohet.

Por opsioni i PSG duket se nuk mund të anashkalohet shumë lehtë pasi financiarisht janë pothuajse më të fortë se të gjithë klubet europiane dhe Ancelotti mund të tundohet nga ndonjë superofertë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here