Hummels: Të kemi kujdes nga Besiktas!

Mats Hummels ka deklaruar se skuadra e Bayern Munchen duhet të ketë shumë kujdes ndaj skuadrës turke të Besiktash.

Mbrojtësi i përfaqësueses gjermane, Mats Hummels thotë se skuadra e tij duhet të heqë dorë nga loja e bukur për të eliminuar skuadrën e Besiktasit.

Ai thotë se përballë do të kenë një skuadër të madhe evropiane, e cila ka fituar pa problem grupin në të cilin ishte.

“Kjo është një fazë speciale. Për gjërat e mira nuk është e domosdoshme që të luash bukur për të fituar. Shpesh, gjërat tjera janë më të rëndësishme se estetika”- deklaroi Hummels.

“Ne e dimë që do të takohemi me një skuadër të madhe evropiane, që ka fituar grupin pa problem. Kanë emra të mëdhenj në skuadër kualitet në lojën e tyre taktike dhe individuale”.

Ndeshja e parë do të luhet nesër në ora 20:45 në Allianz Arena.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here