Kross kërkohet nga gjiganti anglez!

Manchester United e kanë identifikuar mesfushorin gjerman të Real Madrid Toni Kroos si objektivin kryesor të tyre gjatë afatit veror të transferimeve, raporton The Indipendent.

Jose Mourinho e ka pranuar edhe vetë se do të fillojë kërkimin për një mesfushor të ri pasi që Michael Carrick edhe pak do të dalë në penzion.

Kroos po shihet si kandidati potencial për të zëvëndësuar Carrick, pasi gjermani është fitues i Kupës së Botës dhe Champions League dhe është pikërisht një lojtar me përvojë ajo që po kërkon Mourinho.

Toni Kroos gjatë kësaj vere mund të bëhet “Kurban” i Florentino Perez pasi që në Madrid po formohet një skuadër e re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here