Leicester synon blerje të dyfishtë tek Benfica!

Leicester City po vëzhgon dy yjet e Benficas Andre Almeida dhe Rafa Silva, sipas të përditshmes Record dhe O Jogo(transmeton Leicester Mercury).

Sikurse mbrojtësi Almeida ashtu edhe anësori Silva përfliteshin për një kalim tek “Dhelprat” gjatë afatin kalimtar të janarit, dhe tani gazeta e Lisbonës po raportojnë se agjentët e skuadrës nga Premier Leaugue janë rikthyer për të vëzhguar dyshen e lojtarëve.

Leicester City hasi probleme të mëdha me Riyad Mahrez gjatë janarit për shkak se klubi nuk e la të lirë të largohej dhe kjo gjë mund të ndikojë negativisht në transferimet e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here