Ancelotti: I shikoj të gjitha ndeshjet e Milanit dhe i festoj fitoret

Carlo Ancelotti ishte një dekadë trajner i Milanit, ai gjithashtu ishte edhe lojtarë i Milanit.

Ai në një intervistë për “Gazetta Dello Sport” ka pranuar se ende është tifoz i “Rosonjerëve”. Ai gjithashtu ka folur për Gennaro Gattuson.

“Të jem i sinqertë, kam shpresuar se Gattuso do të jetë i suksesshëm te Milan, por nuk isha i sigurtë. Gjithmonë është e vështirë ta marrësh një skuadër në gjysmën e sezonit. Gattuso me sukses po i kalon pengesat dhe lojtarët po e përcjellina atë. Në fund të fundit nëse keni kredibilitet te lojtarët mund të arrini çfarë do rezultati. Gattuson e shoh si një komandant të vërtetë. E mban skuadrën në dorë dhe lojtarët janë të gatshëm të hynë në zjarr për të. Kjo është shumë e rëndësishme në futboll por edhe në jetën e përditshme. Gattuso është shpirti i skuadrës. I shikoj të gjitha ndeshjet e Milanit dhe i festoj fitoret”, ka thënë Ancelotti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here