Arsenal shënjestron Fekir!

Agjenti i Nabil Fekir ka deklaruar se futbollisti mund të largohet nga Lyoni në fund të këtij sezoni.

Mesfushori me tipare sulmuese po përflitet shumë se mund të transferohet në Premier League, me Arsenalin që po tregon interesim të madh për futbollistin.

Dhe përfaqësuesi i tij Jean-Pierre Bernes ka deklaruar se e ardhmja e tij mbetet e hapur.

“A do të mbetet Fekir akoma te Lyon? Është akoma herët për të thënë një gjë të tillë!”- u shpreh agjenti për Telefoot.

Ai shtoi se futbollisti ka disa qëllime për të përmbushur dhe ai është gjithashtu në një klub të madh dhe raportet me presidentin e klubit janë të shkëlqyera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here