Bonucci: Pas asaj ndeshjeje asgjë sishte më e njejtë te Juve

Futbollisti italian, Leonardo Bonucci, verën e kaluar i habiti të gjithë me transferimin e tij te Milani.

Për largimin e Bonuccit nga Juventus ishte spekuluar për një kohë të gjatë, por pritej që ai vazhdojë karierën e tij te Chelsea ose Manchester City. Shumica ngelën me gojë hapur kur panë se ai vendosi të transferohet te Milan.

Pas disa muajsh te Milani, Bonucci ka zbuluar arsyen e largimit të tij nga Juventusi.

“Nuk dua ta ndëgjoj fjalën humbje, pasiqë pas një humbjeje te Juventus ndryshoi gjithçka. Kriza filloi pas finales në Berlin dhe humbjes nga Barcelona. Asgjë nuk ishte e njejtë pas asaj ndeshjeje, ne futbollistët ishim të dëshpëruar dhe ndihmoheshim me njëri tjetrin”, ka zbuluar Bonucci.

“Kur e kuptova se aventura e ime te Juventus ka mbaruar, u shfaq Milani i cili kishte projekt ambicioz. Ishte e vështirë të pranoja se nuk do të luaja në Ligën e Kampionëve, por nuk doja ta humbisja rastin të luaj për një klub të madh”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here