Casillas transferohet në Serie A!

Gianluigi Buffon po luan sezonin e tij të fundit në Serie A dhe në verë do ti japë fund karierës, por Serie A mund të fitojë një legjend tjetër.

Juventus ka gjetur zëvendësuesin e Buffon, ai është Wojciech Szczęsny. Polaku e ka dëshmuar se mund të jetë zëvendësuesi i Buffonit te Juventusi.

Mediat italiane bëjnë të ditur se nga sezoni i ardhshëm në Serie A mund të transferohet Iker Casillas. Kontrata e tij me Porton skadon në fund të sezonit, kurse spanjolli do ta vazhdojë karierën e tij në Serie A.

Casillas është 36 vjeçarë dhe dëshiron të dy sezonet e fundit ti luajë në Serie A te Juventus, nëse pranon të jetë portjer i dytë.

Por gjasat janë që ai të transferohet te Roma ose Napoli, pasiqë Allison dhe Reina mund të largohen nga skuadrat e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here