Dëshiron largimin: Pogba nuk është i kënaqur me pagën e tij te Manchester United

Për disa vite transferimet astronomike dhe pagat e larta të futbollistëve janë bërë trend.

Në 2016 Pogba u transferua te Manchester United për 110 milionë euro, kurse verën e kaluar e pamë transferimin e Neymarit për 222 milionë euro.

Pogba i cili për momentin përfiton 290 000 paund në javë, këtë sezonë po luan nën pritshmëritë e tij. Po qarkullojnë zërat se marrëdhënia e tij me Mourinhon është ftohur dhe ai dëshiron largimin nga “Old Trafford”.

Strategu portugez e mohoi një gjë të tillë, por tani po qarkullojnë informacione se pse Pogba nuk është kënaqur te United.

Transferimi i Alexis Sanchez, ka bërë që Pogba mos të jetë lojtari më i paguar në skuadër, pasiqë kiliani përfiton 350 000 paund në javë.

Ky fakt e shqetëson agjentin e tij, Mino Raiola i cili ka filluar ta bind francezin që të largohet nga klubi.

Raiola ka filluar bisedimet me kryesinë e Realit dhe mbetet ta shohim se si do të reagojë kryesia e Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here