Icardi ka sjellur vendimin-Inter mbetet pa kapitenin

Mauro Icardi nuk dëshiron të qëndrojë te Inter dhe sipas informacioneve nga mediat italiane ai nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me “Neroaxurët”.

Sipas informacioneve, arsyeja nuk janë paratë, por ambiciet e klubit. Icardi nuk beson në projektin e pronarëve kinez.

Klauzola e argjentinasit është 110 milionë euro, kurse PSG dhe Real Madrid janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij.

Icardi është i dëshpëruar që pronarët e klubit, “Suning” nuk po transferojnë lojtarë të ri dhe sipas Icardit klubit do ti duhet edhe shumë kohë që të kthehet në majat futbollistike.

Duke pasur parasyshë marrëdhëniet e mira të Raiolas me PSG, pritet që Icardi të transferohet te PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here