Marco Reus në verë do të bëjë një transferim të madh!

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli muajin e kaluar udhëtoi drejt Gjermanisë, kur ndoqi disa ndeshje dhe pati disa mbledhje.

Por mediat italiane e kanë zbuluar arsyen e vizitës së tij në Gjermani. Sipas mediave italiane Milan në verë do të tentojë ta transferojë Marco Reus.

Kontrata e Reus me Dortmund skadon në vitin 2019 dhe ende nuk dihet nëse “Milionerët” do ti ofrojnë atij kontratë të re, për shkak të problemeve me lëndimet. Një situatë të tillë dëshirojnë ta shfrytëzojnë “Rosonjerët”.

Kompania e veshjeve sportive PUMA mund të ndikojë në transferimin e Reus te Milani, pasiqë PUMA është sponzor i ri i Milanit dhe gjithashtu është sponzor i Reus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here