Mediat italiane bëjnë të ditur se Roma ka refuzuar ofertën e Milanit për Alessandro Florenzi.
Florenzi është njëri nga lojtarët kyç te Roma, kurse kontrata e tij skadon në qershor të 2019. Italiani ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Në rast se Roma dhe Florenzi nuk arrijnë marrëveshje deri në fund të sezonit, atëherë Roma do të jetë e detyruar ta shesë atë, kurse Milan dhe Juventus janë të gatshëm ta transferojnë italianin.
26-vjeçari mund të luajë në disa pozicione dhe për këtë shkak për të janë të interesuara disa klube.
E përditshmja italiane “Tuttsport” ka zbuluar se Milan dhe Juventus janë në kontakt me agjentin e tij dhe se i kanë ofruar kushte më të mira se te Roma.
Ecco la #PrimaPagina di oggi:
La #Juve del #futuro: tentazione #Florenzi#Ferrante: "#Toro col virus dei perdenti"#Basket: #Torino, adesso i #playoffhttps://t.co/JBXl7pMdTY pic.twitter.com/c5tgor97zm— Tuttosport (@tuttosport) February 20, 2018