Neymar me ultimatum: Dëshiron yllin e Realit te PSG

Kryesia e PSG ka porositur Neymarin që mos të mendojë për transferimin e tij në Madrid, pasiqë ata nuk do e shesin atë.

Për një kohë të gjatë po spekulohet se Neymar nuk është i lumtur te PSG dhe se Reali është i gatshëm ta transferojë atë në “Santiago Bernabeo”.

Informacionet e fundit bëjnë të ditur se Neymar është pajtuar me faktin për të qendruar në Paris, por ka një kërkesë nga kryesia.

Braziliani ka kërkuar që klubi ta transferojë lojtarin e Realit, Casemiro.

Neymar e dëshiron Casemiron me çdo kusht, por mbetet ta shohim se a do ta lejojë Reali një gjë të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here