Real Madrid në verë transferon ish lojtarin e Barcelonës?

Informatat e fundit flasin se Isco mund të transferohet në Angli.

Real është i gatshëm që ta lejojë Iscon të largohet, por me kusht që ai të transferohet jashtë Spanjës. Kjo për shkak se Madrilenët nuk dëshirojnë që Isco të përfundojë te Barcelona e cila disa herë ka treguar interesim për të.

Mbretërit janë të vetdijshëm se mund të mbeten pa të dhe që tani kanë filluar ta kërkojnë zëvendësuesin e tij. Sipas mediave spanjolle, Reali në verë do të tentojë ta transferojë lojtarin e Bayern Munchen, Thiago Alcantara.

Alcantara nën udhëheqjen e Ancelottit u bë njëri nga lojtarët kyç te Bayerni. Është përfolur se ai mund të rikthehet te Barcelona, por Perez planifikon ti prish planet e rivalëve të tij dhe ti lë atë pa Alcantaran dhe Iscon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here