Skandal i madh në Spanjë: Skuadrat trukojnë ndeshjet-mes tyre Reali dhe Barcelona!

Skandal i madh në Spanjë rreth trukimit të ndeshjeve futbollistike. Policia spanjolle ka kryer një akcion ku ka arrestuar 28 persona për trukim ndeshjesh në Ligën e dytë dhe të tretë në Spanjë.

Skandali doli në pah, kur organizata jo profitabile “Federbet”, e cila është nën kuadrin e UEFA-s ka zbuluar se 50 ndeshje të ligës së dytë dhe të tretë janë të dyshimta, kurse në trukim janë përfshirë edhe Reali dhe Barcelona.

Nuk bëhet fjalë për skuadrat e para të këtyre klubeve, por për Barcelona B dhe Real Madrid Castilia. 50 ndeshje janë trukuar në sezonet 2015/16, 2016/17 dhe sezonin aktual 2017/18. Për të gjitha këto ndeshje Federbet ka paralajmëruar se janë të dyshimta dhe se ekziston aktivitet i dyshimt në tregun e basteve.

“Problemi me trukimet është një problem i madh në të gjitha shtet. Në Spanjë më së shumti trukohen ndeshjet futbollistike dhe ato të tenisit. Sa i përket futbollit, bëhet fjalë për ligën e dytë dhe të tretë. Gjithçka filloi në dhjetor të 2015 dhe që atëherë shumë paregullsi dhe rezultate jo logjike kanë filluar të paraqiten çdo vikend”, kanë deklaruar “Federbet”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here