Ditën e mërkurë, në qytetin e Korçës do të organizohet një protestë ndaj akuzave të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.
“Të gjithë duan të përfshihen në këtë tubim, për t’i dhënë mesazhin UEFA-s se ky sulm që po bëhet është i padrejtë. Tubimi do të nisë në orën 13:30 dhe do të jetë tubim paqësor. Nuk është nismë e klubit të futbollit, por e qytetarisë korçare. Ky qytet jeton me futbollin dhe po e mbylle këtë derë, do të thotë ta vrasësh këtë qytet”, thonë tifozët korçarë.
Kjo është një situatë e pazakontë për shkak të rikthimit të dënimit për 7 herë kampionët e Shipërisë, të cilëve i është hequr titulli kampion i sezonit 2015/2016 për të njëjtat akuza, gjithashtu është lënë edhe një vit jashtë kupave të Europës nga UEFA.
Sa i përket skuadrës, ajo vazhdon e qetë përgatitjen për ndeshjen e kësaj jave, që do të jetë një përballje shumë e rëndësishme me një rival të rëndësishëm në letër, si Partizani.