„AS“ zbulon: Dje në orët e vona është arritur marrëveshje, te Barcelona vjen „Iniesta i ri“

Kryesia e Barcelonës në fund e merkatos së janarit tentoi ta transferojë mesfushorin e Gremios, Arthur.

Megjithatë marrëveshja nuk u arrit dhe braziliani mbeti në Brazil. Shumica e shohin atë si zëvendësuesin ideal të Iniestas, i cili mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

E përditshmja spanjolle “AS” ka bërë të ditur se Barcelona dhe Gremio dje kanë arritur marrëveshje për transferimin e  Arthur.  Sipas “AS”, Katalanasit për brazilianin do të paguajnë 40 milionë euro. Pritet që Arthur të arrijë në Barcelonë në janar të  vitit 2019.

Mediat italiane para disa ditëve kanë bërë të ditur se Barcelona mund ta transferojë Arthur menjëherë dhe ta huazojë atë te Milani, me qëllim që braziliani të mësohet me futbollin europian.  Problemi qendron te fakti se Barcelona la tre lojtarë me pasaportë jo europiane, kurse Milan nuk e ka një problem të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here