“Alexis u transferua që të luajë në Champions”

Dështimi i vitit të kaluar për tu kualifikuar në Champions League e frustroi jashëzakonisht shumë Alexis Sanchez dhe kjo ishte arsyeja kryesore që ai vendosi të transferohej tek Manchester United, deklaroi Jose Mourinho.

Kiliani Alexis Sanchez e realizoi transferimin tek Manchester United në muajin janar kurse tek Arsenal nga Manchester United u transferua Henrikh Mkhitaryan.

Mourinho e përshkruan ish lojtarin e Barcelonës si lojtarin që ka pasur nevojë skuadra e tij dhe dëshira e tij për të luajtur në Europë e shtyu të transferohet tek “Djajtë e Kuq”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here