Arsenal me sy nga mbrojtësi i Juventus

Çdo verë përallë e njejtë, por “Biankonerët” nuk lëshojnë pe…

Për disa vite me rradhë Daniele Rugani është dëshirë e Arsenalit. Wenger ka tentuar disa herë të bisedojë me Juventusin, por “Biankonerët” nuk dëshirojnë ta lëshojnë mbrojtësin e ri.

Daniele Rugani ka luajtur 12 ndeshje në këtë sezonë, në verë transferohet Caldara nga Atalanta, Benatia është zgjedhja e parë e Allegrit, kurse Chiellini dhe Barzagli i vazhduan kontratat e tyre.

Një situatë e tillë mund të ndikojë që Rugani mos të fitojë shumë minuta.

Agjenti i tij ka pranuar se ka biseduar me Arsenalin, por Juventus nuk dëshirojnë që ta shesin atë. Rugani para se të të transferohej te Juventus luajti te Empoli 44 ndeshje në 3 sezone.

Sa i përket ofertës së Arsenalit pritet që të jetë 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here