Conte: Ishim të shkëlqyeshëm, por të luash kundër Barcelonës është njejtë sikur vetëvrasje

Edhe pse luajtën një ndeshje të shkëlqyeshme duke goditur dy shtylla, Chelsea arriti të marrë vetëm një barazim 1-1 kundër Barcelonës.

Skuadra e Contes shënoi në minutën e 62 për 1-0, por Leo Messi e barazoi rezultatin pas 13 minutash.

“Luajtëm një ndeshje gatise perfekte, por duhet të jemi real. Bëmë gjithëçka që mundeshim të bëjmë. Kundër Barcelonës nuk mund të luash hapur pasiqë është sikur vetëvrasje, duhet të luash në mënyrë intelegjente ashtu siç bëmë ne. Problemi është se Barcelona e ndëshkon edhe gabimin më të vogël. Kur do tja mundësosh Messit një rast të tillë ai nuk e humbet”, ka thënë Conte, i cili vazhdoi të flasë dhe për Christensen.

“Ishte njëri nga lojtarët më të mirë, luajti shkëlqyeshëm. Me atë moshë 21 vjeçare të luash në nivele të tilla, është për lëvdatë. Të gjithë ishin të shkëlqyeshëm. Mendoj se mund të arrijmë deri te një rezultat i volitshëm në “Camp Nou”, përfundoi Conte.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here