“Icardi përshtatet më mirë tek Inter sesa tek Manchester United ose Real Madrid”

Sulmuesi 25 vjeçar i Inter po vazhdon që të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane por trajneri i tij mendon se Icardi nuk duhet të dëgjojë asnjë ofertë që do ta largonte nga klubi aktual.

Real Madrid, Paris Saint Germain, Manchester United janë të interesuara shumë për kartonin e sulmuesit i cili këtë sezon ka shënuar 18 gola në 22 paraqitje në Serie A.

Spalleti deklaroi për Icardin se ai është një lloj futbollisti i cili mund ta bëjë i vetëm diferencën dhe se nuk beson se do të largohet nga Inter pa lënë gjurmë në historinë e klubit.

Ndërkohë Inter për momentin është në vendin e 5të duke vënë në dyshim qëndrimin e futbollistit pasi nëse nuk Inter nuk arrin kualifikimin në Champions, Icardi vështirë se mund të qëndrojë në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here