Juventus i hakmerret Milanit për Bonuccin: Lojtari i shkëlqyeshëm i „Rosonjerëve“ transferohet në Torino?

Transferimi i Bonuccit te Milani verën e kaluar i surprizoi të gjithë adhuruesit e futbollit.

Askush nuk priste që njëri nga mbrojtësit më të mirë në Europë do të largohet nga Juventus për tu transferuar te re rivalët e mëdhenj. Megjithatë “Zonja e Vjetër” ka bërë planin se si do ti hakmerret “Rosonjerëve”. Juventus ka vënë në shënjestër mesfushorin e Milanit, Giacomo Bonaventura.

Bëhet fjalë për lojtarë i cili mund të luajë në disa pozicione në mesfushë. Trajneri i Juventusit, Allegri ka kërkuar nga kryesia që ta transferojnë atë në merkaton e verës. Në këtë mënyrë Juventus do të hakmerrej për Bonuccin.

Bonaventura është pjesë e Milanit nga viti 2014. Ai u transferua nga Atalanta për 7 milionë euro. Këtë sezonë ai ka luajtur në 30 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here