Juventus me ndihmën e Kim Jong Un transferon një lojtarë të ri?

Juventus mund të arrijë deri te transferimi i lojtarit të dëshiruar për shkak të liderit të njohur të Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Vazhdon saga rreth transferimit të futbollistit të Koresë Veriore, Han,lojtari i Caglarit i cili shkëlqeu te Perugia.

Ai u kthye nga huazimi, Juventus tentoi që ta blejë atë por nuk arriti marrëveshje me Caglarin.

Caglari kërkoi një shumë për të cilën Juventus nuk ishte i gatshëm ta paguante.

Por tani ka ardhur porosia nga Pyongyang, Kim Jong Un ka kërkuar që Han të transferohet te Juve. Sipas Jong Un, për Korenë Veriore do të ishte e rëndësishme që një korean ta veshë fanellën e Juventusit.

Mesazhin e ka marrë edhe Han i cili tani nuk mund ta refuzojë diktatorin e tij dhe duhet të këmbëngul që të transferohet te Juvenuts.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here