Milan bën gati ofertë për Dzekon!

Milan po bën gati ofertën prej 25 milionë eurosh për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, pasi milanezët po kërkojnë një sulmues të mirëfilltë, raporton Tuttosport.

Dzeko ishte shumë i kërkuar gjatë janarit nga skuadra e Manchester City por një marrëveshje dështoi për tu arritur kështu që ish sulmuesi i Manchester City qëndroi tek Roma.

Megjithatë “Rossonerët” do të tentojnë ta marrin boshnjakun gjatë verës por në rast se ky operacion dështon Milan ka nën vëzhgimin edhe sulmuesin e Dortmund Marco Reus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here