Mourinho: Është çmenduri të prisni të shënojmë gjashtë gola në Sevilla, për këtë na duhen Messi dhe Ronaldo

Pas një kohe të gjatë Manchester United do të luajë në fazën finale të Ligës së Kampionëve.

Sonte “Djajtë e Kuq” do të luajnë kundër Sevillas. Jose Mourinho para ndeshjes ka deklaruar se është çmenduri të pritet nga lojtarët e tij që të shënojnë gjashtë gola.

“Nuk mendoj se në “Ramon Sanchez Pishuan”, mund të shënojmë gjashtë gola. Për ta bërë një gjë të tillë na nevojitet Ronaldo dhe Messi në skuadër. Përveç kësaj, trajneri Montella është italian dhe trajnerët e Italisë dinë shumë mirë ta organizojnë mbrojtjen. Mirëpo kjo nuk don të thotë se në fushë do të dalim me strategji mbrojtëse. Unitedi im dëshiron të shënojë gola dhe për këtë qëllim do të dalim sonte në fushë”, ka deklaruar Mourinho.

Për këtë ndeshje Mourinho nuk mund të llogarisë në disa mbrojtës, kurse në formacion të parë pritet të rikthehet Paul Poba.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here