Njeriu i cili e lëshoi Kroosin te Reali e pranon: Bëmë gabim

Ish drejtori sportiv i Bayern Munchen, Matthias Sammer, ka pranuar se ka bërë gabim që ka lejuar Kroosin të transferohet te Reali.

Kroos u transferua te Reali në vitin 2014 për 25 milionë euro, që në ditët e sotme duket një shumë e vogël.

Te Reali, Kroos dhe Modric e krijuan mesfushën më të mirë në botë dhe për këtë fakt te Bayerni mund të qahen.

“Njeriu duhet ti analizojë gabimet e tij nga e kaluara e tij, pasiqë askush nuk sjell gjithmonë vendimet e duhura. Ndoshta Bayern me Kroos do ta fitonte më shumë Ligën e Kampionëve ose do të luante në finale më shpesh. Një gjë është e sigurtë, gabuam që e lëshuam atë”, ka deklaruar Sammer.

Kroos për Realin ka luajtur 176 ndeshje ku ka shënuar 11 gola dhe 56 asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here