Real Madrid nuk ka asnjë interesim për Sanchez!

Davinson Sanchez nuk po mendon ndonjë largim të mundshëm nga Tottenham Hotspur, pasi Real Madrid nuk ka shfaqur ndonjë interesim në këtë fazë të sezonit.

Sanchez ka zhvilluar një sërë ndeshjesh në Premier League dhe Champions duke shkëlqyer me skuadrën e Pochettinos dhe njëkohësisht duke bërë që mediat të spekulojnë për një interesim të mundshëm nga Real Madrid.

Sanchez në një invervistë të dhënë për Fox Sports Radio Colombia ka deklaruar se në 2016 ka refuzuar skuadrën e Barcelonës dhe kështu u transferua tek skuadra holandeze e Ajax.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here