Suarez zbulon detajin me të cilin Messi vendosi ndeshjen

Edhe pse luajtën një ndeshje të mirë, Chelsea nuk arriti të fitojë kundër Barcelonës në “Stamford Bridge”.

Chelsea erdhi deri te goli në minutën e 62, kurse Lionel Messi barazoi 13 minuta më vonë.

Luis Suarez i cili nuk ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve për 881 minuta, ka zbuluar detajin për Messin që ndryshoi rrjedhën e lojës.

“Messi ishte i nervozuar që nuk po mund të bënte asgjë. Në ndeshje të tilla duhet të jesh i mençur, ai gjithsesi është. Messi e dinte se po qëndronte shumë afër meje dhe se po pengoheshim njëri me tjetrin dhe më tha se do të ndërrojë pozicion duke u zhvendosur në mesfushë, që të ketë më shumë hapësira. Kjo u tregua si një lëvizje perfekte”, deklaroi Suarez pas ndeshjes.

Ndeshja e kthimit luhet me 14 mars në “Camp Nou”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here