Xabi Alonson ëndërron të drejtojë Real Sociedad!

Në vitet e fundit trendi i lojtarëve që kur përfundojnë karrierën vendosin të bëhen trajnerë, duket se do të vazhdojmë edhe me Xabi Alonson.

Spanjolli ka shprehur haptas vullnetin e tij që të bëhet trajner i Real Socidedadit, aty ku e filloi karrierën e tij si profesionit.

“Ndoshta një ditë do të bëhem trajner dhe destinacioni im i preferuar është të kthehem te Real Sociedadi”, ka deklaruar Alonso për Cadena Ser.

“Skuadra aktuale? Duhet besojmë në një sukses në Evropë ndaj Salzburgut, duhet të provojmë të arrijmë 1/16 dhe pastaj mund të shikojmë se çfarë mund të bëjmë”.

“Ndeshja që pendohem më së shumti në karrierën time është ajo në vitin 2003 ndaj Villarrealit në Anoeta (Sociedadi barazoi me rezultat 2-2 dhe humbi titullin në La Liga), ende dhemb”.

“Do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, ka shtuar Xabi.

Alonso ishte pjesë edhe e skuadrave të madha si Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here