Asnjë marrëveshje nuk është arritur për Arthur!

Mesfushori i ri i Gremios Arthur është përfolur shumë për një transferim tek skuadra e Barcelonës por një marrëveshje mesa duket ka ngecur për tu nënshkruar.

Raportimet për një marrëveshje prej 40 milionë euro janë shumë të pavërteta sipas presidentit të klubit Romildo Bolzan.

Interesimi i Barcelonës për Arthur ka një kohë të gjatë që po vazhdon që nga fundi i 2017 kur edhe lojtari ishte kyç në fitimin e Copa Libertadores.

Arthur ishte fotografuar me fanelën e Barcelonës në dhjetor kur zhvilloi një takim me drejtorin sportiv të katalanasve Roberto Fernandez.

Por mesa duket asgjë nuk ka përfunduar dhe presidenti i Gremios duket se nuk do të lëshojë pe kaq lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here